14:36 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zhegrova optimist: Do ta dërgojmë Kosovën në Evropian

Gjatë ditës së sotshme, futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, ka qëndruar në objektin e FFK-së, ku është pritur nga zyrtarë të Federatës…

Në këtë takim, Zhegrova ka folur për gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Ai është shprehur shumë optimist se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të arrijnë ta dërgojnë Kosovën më Evropianin e vitit të ardhshëm.

Për të arritur këtë, Kosova fillimisht duhet ta eliminojë Maqedoninë e Veriut, pastaj duhet ta mposhtë fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi./Indeksonline/