18:13 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / OSH

Zhegrova, shënon euro gol nga 30 metra

Futbollisti kosovar ka realizuar sërish për skuadrën e Baselit.

Edon Zhegrova është duke kaluar në një formë mjaft të mirë së fundmi.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës sapo ka realizuar gol në ndeshjen mes Baselit dhe K.Almaty.

Zhegrova shënoi gol të bukur në min e 69′ për të barazuar rezultatin në 2-2.

Goli i Zhegrovës: VIDEO

Ky është goli i katërt për 22-vjeçarin këtë edicion ndërsa ka edhe katër asistime në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.