12:42 / E Enjte, 26 Janar 2023 / indeksADMonline

“Zhurmë, tendencë me na largu nga fokusi”, a i çoi Memli Krasniqi porosi gardës së vjetër të PDK-së?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK është shumë stabile dhe se nuk ka kurrfarë telashe të brendshme.

Krejt, çka po ndodh në këtë subjekt, sipas tij, është një punë e madhe në teren dhe qendër.

“Një përgatitje për të marrë besimin qytetarë në zgjedhjet e ardhshme. I vetmi prioritet është ky, ofrimi i alternativës qeverisëse për të marrë drejtimin e qeverisë së ardhshme”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi në T7.

I pyetur rreth asaj, nëse PDK e sotme s’po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ai ka thënë se është një tendence me largu fokusin, por nuk munden me arrit.

 “Unë mund ta kuptoj njerëz të afërt me PDK-në, zyrtar të PDK-së në të kaluarën apo që kanë mbetur në pozicion që kanë humbur privilegjet e pushtetit që kanë humbur kolltukët e tyre, mund të iu duket që gjithçka është keq, por s’janë prioritet ata, as preokupim i yni. Ka njerëz që mendojnë se u prish bota pse iu ka prish rehatia që kanë shku në pozicione përmes PDK-së, por për ta nuk preokupohem, prej tyre nuk ka hajr. Me ta s’jam duke e ndërtuar vizionin e ri të PDK-së, sepse njerëzit e tillë kanë qenë pengesë për sukseset e kaluara”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.