07:22 / E Hënë, 26 Nëntor 2018

Zhvarrosen në Tiranë eshtrat e heronjve Ilir Konushevci e Hazir Mala

Gjatë ditës sot sotme në Tiranë, do të zhvarrosen eshtrat e heroit Ilir Konushevci së bashku me eshtrat e Hazir Malës.

Pas zhvarrimit të tyre, forcat shqiptare pritet t’i dorëzojnë ato tek Forca e Sigurisë së Kosovës, në ora 16:00 në Prizren.

Ndërsa, rivarrimi i eshtrave të këtyre dy heronjve pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme, më 27 nëntor, në ora 14:30.

Rivarrimi i tyre do të bëhet pranë varrit të veprimtarit, Adem Demaçi.

Por, për nderë të kësaj ceremonie do të mbahen edhe aktivitete të tjera gjatë ditës së nesërme.

12:00 Homazhet në hollin e Kuvendit

12:00-Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtarë

14:00 Nisja e kortezhit

14:30 Rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

Ilir Konushevci ka qenë njëri nga komandantët dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së në Llap. Konushevci ka lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë të Podujevës dhe është vrarë më 9 maj të vitit 1998 dhe është i varrosur në Tiranë.