12:51 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nisen për në Kosovë eshtrat e hernjove Iliri Konushevci dhe Hazir Malës

(I plotësuar) Pas zhvarrimit në Tiranë, është bërë nisja për në Kosovë e eshtrave të heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malës.

Dorëzimi i këtyre eshtrave në Kosovë po bëhet nën përcjelle të lartë të autoriteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës./Indeksonline/

……………………………………………………………………………..

Zhvarrosen në Tiranë eshtrat e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës

Në pranin e familjarëve dhe miqve, është bërë zhvarrimi i eshtrave të heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malës, në Tiranë.

Zhvarrimi i eshtrave të tyre është bërë nga departamenti për Mjekësinë Ligjore dhe në shoqërimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Eshtrat e tyre po zhvarrosen për t’u rivarrosur gjatë ditës së nesërme në  Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, ku edhe do pushojnë përjetësisht, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, në orën 16:00 të ditës së sotme pritet që këto eshtra të dorëzohen në Prizren, tek Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe ceremoni para rivarrimit të tyre.

Këto janë aktivitet për ditën e nesërme:

12:00 Homazhet në hollin e Kuvendit

12:00-Akademia Përkujtimore në Teatrin Kombëtarë

14:00 Nisja e kortezhit

14:30 Rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë

Ilir Konushevci ka qenë njëri nga komandantët dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së në Llap. Konushevci ka lindur më 20 qershor të vitit 1969 në fshatin Llugë të Podujevës dhe është vrarë më 9 maj të vitit 1998 dhe është i varrosur në Tiranë./Indeksonline/

Heroi Ilir Konushevci rivarroset pranë veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë