22:35 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zhvillime të papritura tek Arbëria, nuk pranohet dorëheqja e kryesisë

Zhvillime të papritura kanë ndodhur gjatë ditës së sotme tek klubi i Arbërisë.

Pas protestës të cilën e organizuan tifozëria e klubit, kryesia e Fshatit Dobrajë e Madhe kanë mbajtur mbledhjen urgjente.

Në këtë mbledhje ata nuk e kanë pranuar dorëheqjen e kryesisë së vjetër, gjithashtu në këtë takim u vendos që klubi të kaloj në shoqëri aksionare, duke bërë thirrje edhe tek donatorët që ti bashkohen klubit edhe si aksionarë, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.