19:41 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zhvillimi i shikimit tek fëmijët

0-1 muaj – i kushton vëmendje dritës, kapaciteti i ulët për të fiksuar.
1-2 muaj – Ndjek objekte me dritë që lëvizin, i kushton vëmëndje stimujve të rinj dhe kompleksë
2-3 muaj – Maturohet aftësia konvergjuese, e fiksimit dhe e fokalizimit.
3-4 muaj – Lëvizje të bulbeve të syrit të drejta dhe shtimi i aftësisë për të parë, shikon dhe reagon ndaj objekteve.
4-5 muaj – Sposton shikimin nga objektet tek pjesët e trupit, tenton të spostohet dhe të kapë objektet, njeh fytyrat dhe objektet familjare.
5-6 muaj – Shtrëngon objektet.
6-7 muaj – Lëvizje të syve të plota dhe të koordinuara, sposton shikimin nga një objekt tek tjetri.
7-8 muaj – Reagon ndaj objekteve me shikim.
9-10 muaj – Reagon ndaj objekteve me shikim.
11-18 muaj – Të gjitha funksionet e shikimit arrijnë maturitetin.
18- 24 muaj – Imiton lëvzje dhe objekte.
24-30 muaj – Manifeston ngjyra dhe forma, eksploron me shikim objekte të largëta.
30- 36 muaj – Tregon forma gjeometrike, vizaton rrathë, jo të rregullt.
36-48 muaj – Perceptim i mirë i objekteve deri në detaj, njeh shumë forma.