16:22 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Zi e ma zi për Arsenalin, “rrihet” nga Bornemouth (Video) 

Arsenali është mposhtur nga Bornemouth me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Premierligës, shkruan indeksonline. 

Skuadra e Wenger kaloi e para në epërsi më një gol të Hector Bellerin në minutën e 52-të. 

Callum Wilson barazoi rezultatin në minutën e 70-të, ndërsa katër minuta më vonë, Jordon Ibe shënoi golin që i dha tre pikë Bornemouthit. 

Me këtë humbje, Arsenali mbetet në pozitën e gjashtë me 39 pikë, pesë më pak se Tottenhami dhe Liverpooli. /IndeksOnline/