21:29 / E Hënë, 15 Tetor 2018

Ziadin Sela i reagon Zoran Zaev-it: Je kryeministër, jo mbret!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook i ka reaguar kryeministrit, Zoran Zaev, i cili ka thënë se është i gatshëm të zgjas dorën e faljes për ngjarjen e 27 prillit, përcjellë Indeksonline.

“E di që kjo ka çmim dhe jam i gatshëm që ta paguaj këtë çmim vetëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe brezave të rinj”, është shprehur Zaev.

Ndërsa Sela i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Maqedonisë me këto fjalë:

“Nuk e di se vallë kryeministri Zoran Zaev a ka pasur ndonjë hall, sherr privat apo familjar më datë 27 Prill që po shtron dorën e pajtimit.
Në qoftë se e ka për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvend, ai nuk është mbi institucionet, mbi drejtësinë. Është i zgjedhur si Kryeministër i vendit dhe jo Mbret i tij” .

Ndryshe më 27 prill të vitit 2017 Ziadin Sela është sulmuar në Kuvend nga protesteusit e VMRO-së./Indeksonline/