22:06 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Familjarët e “Grupit Kumanova”: Përçarës dënimi për sulmuesit e Selës, durimi ka një fund!

Vendimi për dënim me burgim 81 vjet nga autoritetet e drejtësisë në Maqedoni lidhur me rastin e sulmuesve të Parlamentit dhe deputetit Ziadin Sela, ka nxitur reagime të shumta.

Ishin familjarët e Grupit Kumanova të cilët nuk mirëpritën aspak këtë vendim të Gjykatës Penale të Shkupit.
Në një letër dërguar “Indeksonline”, ata kanë përmendur ‘një nga një’ brengat lidhur me rastin në fjalë dhe për familjarët e tyre të cilët janë dërnuar me mbi 700 vite burgim.

Kësisoj, ata u kanë bërë thirrje partive politike shqiptare në Maqedoni, dy qeverive të drejtuara nga Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, që të kenë reflektim përndryshe “durimi do të ketë një fund”

Letra e plotë:

“ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton? U përgjigjë: në ëndrrat e të paaftëve
Shqiptimi i Dënimi të Sulmuesve te Zijadin Seles dhe Parlamentit te Maqedonisë, sa është qesharak po aq edhe përçon mesazhe përçarës, se ne fund të fundit maqedoni e mbron Maqedoninë dhe do ta shkelë në çdo mënyrë shqiptarin.

Pasi që shqiptarët pa asnjë prove te dëshmuar dhe ne një rast te montuar u dënuan me 746 vjet burg dhe 10 me Burgim te përjetshëm.
Maqedonet të cilët e planifikuan dhe ne bashkëpunim me Gruevskin hyn ne Kuvendin Maqedonas me qellim te likuidimit te deputeteve, ku kjo kualifikohet si vepër Penale Terroriste, u dënuar me një dënim qesharak prej 83 vitesh, kjo tregomë një mesazh te qartë për neve si Familjar te Rastit te Kumanovës, se ne një shtet qe thirret si shtet multi-etnik dhe me qellim anëtarësim ne Bashkim Evropian, është një shtet ku te vetmin qellim e ka dënimin e shqiptarëve dhe shkeljen e çdo te Drejte te Shqiptareve.

Ne i bëjmë thirrje për Reflektim Shtetit Maqedone dhe Partive Shqiptare në Maqedoni, po ashtu edhe Qeverise se Shqipërisë dhe Qeverise se Kosovës. Durimi jone ka një Fund!

Fundi i durimit tone është fundi i padrejtësive tuaja qe po bëhen ndaj Familjarëve tone qe gjenden ne Burgjet Primitive tuaj!
Familjart e Rastit te Montuar te Kumanoves.