19:53 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Zidane ndryshon modulin ndaj Valencias, ja formacionet zyrtare

Real Madrid dhe Valencia do të diskutojnë mes tyre gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës, që zhvillohet në Arabinë Saudite.

Dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ku padyshim surpriza ka nga Reali, kjo dhe për shkak të mungesave të Benzema, Bale apo Hazard.

Trajneri Zidan ka ndryshuar modulin, me Realin që vjen më një 4-4-1-1, ku Isco qëndron në mbështetje të Joviçit, i cili luan i vetëm në sulm.

Dy brazilianët Vinisius dhe Rodrigo janë ulur në stol nga trajneri francez, i cili ka futur si titullar të gjithë arsenalin e mesfushës. Casemiro, Valverde, Kross dhe Modriçin.

REAL MADRID: Courtois, Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Mendy; Casemiro, Valverde, Modric; Isco, Jovic

VALENCIA: Jaume Domenech; Wass, Garay, Gabriel Paulista, Gayà; Parejo, Kondogbia, Coquelin, Carlos Soler; Ferran Torres, Kevin Gameiro