08:37 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zidane: Dhamë gjithçka, ende s’ka mbaruar asgjë

Real Madridi është mposhtur në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i mbretërve, Zinedine Zidane, pranon se ekipi i tij humbi përqendrimin në fund të ndeshjes.

Luajtëm mirë për 75 minuta, dhe jemi të acaruar me këtë humbje,” shprehet ai për gazetarët.

Gjithsesi, ndeshja zgjat 180 minuta dhe nuk ka mbaruar. Dhamë gjithçka, por na mungoi përqendrimi në dhjetë minutat e fundit dhe u bë shumë e vështirë.” /IndeksOnline/