19:35 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zidane do ta rikthejë Evran në Man United – zbulohet posti i tij

Manchester Unitedi është duke u bërë gati që ta emërojë Zinedine Zidanen në vend të Josen Mourinhos.

Dhe Patrice Evra pritet të jetë pjesë e stafit teknik të francezit.

Kështu të paktën shkruan RMC Sport, gazetëb e cila shkruan se ditët e Mourinhos në ”Old Trafford” janë tani të numëruara.

Manchester Unitedi pësoi një tjetër humbje në fundjavë, duke u mposhtur 1-3 nga West Hami në Londër, transmeton IndeksOnline.

Man Utd news: Zinedine Zidane is the favourite to replace Jose Mourinho

Dhe kjo e rritur presionin në Mourinhon pasi ”Djajtë e Kuq” gjenden nëntë pikë larg Manchester Cityt në renditjen tabelare.

Gjatë ndeshjes në Londër, Evra është parë përkrah Ed Woodward, njeriut i cili do ta vendosë të ardhmen e Mourinhos.

Pavarsisht rezultateve të këqija, Mourinho ka edhe raporte të këqija me Paul Pogban.

Javën e ardhshme, StarSport zbuloi se fituesi i Kupës së Botës nuk do ta mbajë kurrë shiritin e kapitenit për skuadrën në vazhdim./IndeksOnline/

Man Utd news: Jose Mourinho is under pressure at Old Trafford