10:14 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Zidane e fillon misionin e ri te Reali, vërehen ndryshimet e para në skuadër!

Zinedine Zidane e ka nisur detyrën e re te Reali, pas rikthimit te kjo skuadër. Trajneri francez është parë sot me dy asistentët e tij në qendrën stërvitëse në Valldebebas.

Lojtarët do të fillojnë të ushtrojnë në orën 11:00 me urdhrat e trajnuar francez dhe sesioni do të jetë prapa dyerve të mbyllura.

Zizu ka biseduar me dy yjet e skuadrës, Isco e Marcelo të cilët i injoronte Solari dhe ka dhënë sinjalet e para për ndryshime.

Dy futbollistët kanë stërvitur dje në ditë pushimi, ndërsa sot poashtu do të jenë nën urdhërat e Zidane.

Pritet që dy yjet e skuadrës madrilene të rikthehet në formacionin bazë me trajnerin e ri./Indeksonline/