13:24 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Zidane e ka kontaktuar Chelsean menjëherë, 115 milionë euro për Hazard

Mediat angleze kanë raportuar të martën se trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane e do patjetër belgun Eden Hazard në Santiago Bernabeu.

Sipas “The Sun” francezi e ka kontaktuar Chelsean vetëm pak orë pas zyrtarizimit në krye të madrilenëve, transmeton Indeksonline.

Zidane është tifoz i madh i Eden Hazard dhe kjo do të jetë arsye tjetër që ta shtyej belgun të transferohet në verë te Real Madridi.  

115 milionë euro tashmë i ka të gatshme skuadra spanjolle për të siguruar shërbimet e Hazardit. /Indeksonline/