09:59 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

“S’duam humbje”, Xabi Alonso pas fitores mbrëmë: Çdo javë po bëhet më e vështirë

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi një fitore të madhe mbrëmë ndaj Romës në stadiumin “Olimpico” me rezultatin 2:0.

Trajneri spanjoll, Xabi Alonso u shpreh tejet i lumtur me skuadrën e tij dhe suksesin që është duke pasur klubi gjerman në arenën ndërkombëtare, shkruan Indeksonline

Alonso thotë se dëshiron ta mbyll sezonin pa humbje, pasi mbrëmë e çoi rekordin në 47 ndeshje.

“Ne duam të qëndrojmë pa humbje dhe e dijmë që kjo po bëhet e vështirë çdo javë. Çdokush dëshiron të na mposht neve.

“Nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Është shumë vështirë ndaj tyre, e kemi parë në këto vitet e fundit”, u shpreh Xabi Alonso

Kujtojmë që Leverkuseni ka fituar tashmë Bundesligan, por është në garë për t’i fituar dy tituj tjerë, Europa League dhe DFB Pokal./Indeksonline/