09:45 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zidane flet për largimin e mundshëm të Messit, nga Barcelona

Sot në mëngjes gazeta spanjolle “Cadena SER” publikoi një lajm që tronditi botën e futbollit.

Sipas artikullit, thuhet se Lionel Messi ka vendosur të largohet vitin e ardhshëm nga Barcelona, transmeton Indeksonline.

Rreth këtyre spekulimeve ka reaguar trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por shpresojmë se Messi është në këtë ligë dhe ne i duam më të mirët në këtë ligë”, u shpreh francezi. /Indeksonline/