13:11 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zidane i “armatosur” deri në fyt, pret duelet me Cityn dhe Barcelonën

Pesë ditë para ndeshjes së Champions League ndaj Manchester Cityt dhe nëntë ditë para ndeshjes gati përcaktuese për titullin e La ligas ndaj Barcelonës, Zinedine Zidane e ka të plotë ekipin e tij.

Në qoftë se nuk ka ndonjë dëmtim në ditët në vijim, ai do të ketë në dispozicion të gjitha opsionet e tij për një periudhë të rëndësishme të sezonit.

Pas një sezoni të mbushur nga lëndimet ai do të ketë 24 nga 25 lojtarët në dispozicion me Marco Asension i vetmi futbollist që do të mungojë.

Mariano Diaz do të bashkohet me grupin të dielën pas kthimit të tij të fundit dhe Zidane ka më shumë lojtarë në dispozicion sesa në çdo pikë tjetër të kampionatit./Indeksonline/