23:36 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Zidane jep lajmin e madh për tifozët e Real Madridit, rikthehet nga lëndimi lojtari më i mirë i skuadrës

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë tifozët klubit nga kryeqyteti spanjoll.

Karim Benzema është rikthyer nga lëndimi dhe mund të luaj nesër kundër Shakhtar Donetsk, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri francez sot në konferencë për shtyp.  Sulmuesi francez u lëndua në ndeshjen kundër Valencias dhe mungoj në tri ndeshjet e fundit.

Benzema padyshim është lojtari më i mirë i Real Madridit në skuadër dhe golashënuesi më i mirë./Indeksonline/