17:03 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Zidane kërkon këta tre futbollist për ta kthyer Realin në majë të futbollit

Real Madrid thuhet se do të bëjë shpenzime të mëdha këtë verë në një përpjekje për ta forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Ronaldo tani është larguar, Luka Modric është plakur në moshë dhe yjet e tjerë si Gareth Bale mund të jenë në rrugë të mbarë për tu larguar nga Los Blancos.

Ndërkohë sipas mediave spanjolle thuhet se Zidane i ka thënë Real Madridit të nënshkruajë tre lojtarë për sezonin e ardhshëm të cilët janë: Eden Hazard i Chelseas,Kylian Mbappe i PSG dhe Christian Eriksen i Tottenhamit.

Kjo merkato mund të jetë më e madhja ën histori të Real Madrid duke kaluar edhe atë të vitit 2008. /IndeksOnline/