09:07 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / C E

Zidane s’e përjashton largimin e Joviqit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka refuzuar të përjashtojë largimin e Luka Joviqit me Manchester Unitedin të interesuar për të.

Sulmuesi serb nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësirë që nga transferimi i tij prej 70 milionë euro nga Eintracht Frankfurti në verën e kaluar, shkruan Indeksonline.

Unitedi është i etur për Joviqin, por edhe skuadrat e Series A si Roma, Milani dhe Interi gjithashtu kanë lëvizur për të.

“Deri më 5 tetor, tregu është i hapur. Ne do të shohim. Lojtarët janë mirë dhe kjo është ajo që më intereson”, ka thënë Zidane kur është pyetur për sulmuesin.

Joviqi bëri një sezon të parë jo shumë të mirë, duke mos e arsyetuar shumën e madhe të paguar për të ku ka shënuar vetëm dy gola në 25 paraqitje. /IndeksOnline/