08:18 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Ankohet Zidane pas ndeshjes me Osasunës: Nuk pashë një lojë futbolli!

Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Realit dhe Osasunas, duel ky në kuadër të xhiros së 18’të në La Liga.

Reali barazoi në këtë takim pa gola, në një ndeshje që nuk ishte e sigurtë të zhvillohej për shkak të reshjeve të mëdha me bore, shkruan IndeksOnline

E pas takimit foli edhe Zidane ku tha se kjo ndeshje duhej të anulohej.

“Është shumë e vështirë të luash në këto kushte, por në fund u mor vendimi që duhet të luanim dhe të gjithë e pamë se çfarë ndeshje ishte. Jo, nuk ishte vendimi i duhur për të zhvlluar ndeshjen, por në fund të ditës ne duhet të bëjmë atë që na është thënë”, tha ai.

“Nuk e di nëse do të kthehemi në Madrid të hënën, të martën apo dikur tjetër, sot është dita për të thënë disa gjëra. Nuk pashë një lojë futbolli sonte. Por ne do të vazhdojmë. Ne kemi një ndeshje të mërkurën dhe shpresojmë se do të kemi kushtet e duhura për ta luajtur atë”, tha Zidane.

“Kushtet e fushës, më shumë se çdo aspekt tjetër ishin për tu ankuar, edhe fakti që mbetëm në aeroplan për tre orë. Sipas mendimit tim, nuk ishin kushtet e duhura që ne të luanim një lojë futbolli”, shtoi tekniku francez.

Kur u pyet se a do të duhej të anulohej ndeshja, përgjigja e tij ishte e thjeshtë.

“Sigurisht që po”, përfundoi Zinedine Zidane