09:21 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zidane: Përformanca më e mirë, që nga koha kur jam rikthyer

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe për të kjo ka qenë përformanca më e mirë e ekipit që nga koha kur është rikthyer në stolin e trajnerit.

Reali dje arriti të mposhtte Sevillan, klub të cilin nuk e kanë mposhtur si mysafir që nga viti 2015.

Benzema shënoi në minutën e 64-të, gol i cili për “Los Blancos”-in vlen tri pikë.

Tekniku francez tha se kanë luajtur shumë mirë dhe është i lumtur për të gjithë lojtarët.

“Jam i lumtur. Luajtëm mirë 90 minuta në një stadium të vështirë. Dua të uroj të gjithë lojtarët. Kjo ishte përformanca më e mirë që prej kohës kur jam rikthyer. Të gjithë në fushë i ndihmuan njëri-tjetrit. Kishim momente të vështira, mirëpo ia dolëm. Duhet të luash mirë për 90 minuta në një stadium të tillë”, deklaroi ai.

Reali për momentin është në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Granada dhe këtë të mërkure do të pres në ‘shtëpi’ Osasunen.