23:37 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zidane po e turpëron Gareth Balen, “shikuesi” i Realit në “Di Stefano”

Bale sërish vetëm në stol për Realin. Uellsiani s’ka zgidhje tjetër përveç se të largohet gjatë verës…

Është tashmë e qartë, Zinedine Zidane nuk e do në skuadër Gareth Balen.

Ai është lënë sërish në stol për ndeshjen që Real Madrid po e zhvillon në Alfredo Di Stefano.

Rodrygo, Asensio, Vinicius, Isco – që të gjithë kanë startuar në sulm pas pandemisë para Gareth Bale, madje, uellsiani që prej rinisjes së futbollit në fillim të qershorit, ka luajtur vetëm dy ndeshje, derisa gjashtë here të tjera, përfshirë sonte – ka qenë vetëm ‘shikues’.

Uellsiani ishte afër largimit vitin e kaluar, por nuk deshi që të humbasë milionat që i merr nga Madridi, megjithëse karriera e tij tashmë është në rrezik dhe për të shpëtuar, ai do të mendojë edhe largimin pasi ndeshje pas ndeshjes, sipas mediave në Spanjë – Zizu po i dërgon mesazhe se nuk bën pjesë në planet e tij për sezonin 2020/21.