20:01 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Zidane rihapë debatin: Pse nuk ftohet Benzema te Franca?

Zinedine Zidane ka rihapur debatin mbi mungesën e thirrjeve të Kombëtares së Francës për Karim Benzeman.

Benzema shënoi dy gola në fitoren e Real Madridit ndaj Celta Vigos, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes trajneri francez u pyet nga gazetarët për mos-thirrjen e Benzemas në Kombëtaren e ‘Gjelave’.

“Askush nuk e kupton pse Benzema nuk luan për vendin e tij. Shumë njerëz nuk e kuptojnë. Unë jam i lumtur si trajner i Real Madridit me punën e tij. Ai po vazhdon të bëjë punë të shkëlqyeshme për ekipin”, ka thënë Zidane.

Hera e fundit kur Benzema u paraqit si lojtar i Francës, ishte viti 2015.

Kujtojmë që Benzema nuk ftohet te Franca për shkak të skandalit seksual që kishte me një femër së bashku me bashkëkombësin e tij, Valbuena./IndeksOnline/