18:51 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Zidane tallet me Courtois: Do ta inkuadroj në Ligën e Kampionëve

Rikthimi i Zinedine Zidane në Real Madrid ka sjellë edhe një frymë të re dhe një formacion të ri.

Trajneri francez preferon Keylor Navas para Thibaut Courtois si portierin e parë, shkruan Indeksonline.

Zidane është tallur me belgun kur është pyetur se me cilin portier do të luaj në pjesën tjetër të sezonit.

“Navas do të jetë portieri im në LaLiga dhe Courtois do të jetë portier im i Ligës së Kampionëve për pjesën tjetër të sezonit”, ka thënë Zidane.

Kujtojmë se Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe nga kupa e Spanjës dhe ka shumë pak mundësi për titullin e La Ligas. /IndeksOnline/