Zidane tregon se si i ndryshoi jeta pas pensionimit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u tërhoq nga futbolli në vitin 2006, por deri në vitin 2013 nuk bëri asnjë aktivitet sportiv. Pas tërheqjes ai u emërua si asistent i Carlo Ancelottit në 2013-tën, përpara se të merrte përgjegjësinë për Real Castilla të vitit të ardhshëm.
“Nuk desha të bëhesha trajner kur u tërhoqa si lojtar, nuk ishte diçka që më interesonte”, ka thënë fillimisht Zidane për Diario AS.
“Doja të ndaloja dhe të bëja diçka tjetër me jetën time, një karrierë të re”.
“Por, gjërat ndryshojnë dhe unë jam i lumtur që jam në pozitën që aktualisht jam, është një privilegj”.
“Kam kaluar dy vjet si menaxher (në skuadrën e Castillas së Madridit) dhe tre vjet si trajner, prandaj më ka marrë pesë vjet për të arritur në këtë nivel dhe për t’u përgatitur”, përfundoi trajneri i Realit.