09:53 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zidani i çon “selam” Liverpoolit: Do t’ju eliminojmë?

Real Madridi përfundoi në vendin e dytë në grupin e Ligës së Kampionëve dhe kështu i ka hapur punë vetes për t’u përballur me një skuadër të fortë në fazën tjetër.

Frika e skuadrës më të trofeshme në këtë kompeticion është kampioni në fuqi, Liverpooli, shkruan Indeksonline.

Trajneri Zinedinae Zidane është pyetur nëse do të dëshironte ta shmangte Liverpoolin në këtë fazë.

Nëse luajmë me Liverpoolin, ne do t’i eliminojmë ata”, ka thënë me buzëqeshje trajneri i Realit.

Ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me shortin“, shtoi me maturi tekniku francez.

Megjithatë, 13 herë fituesi i Ligës së Kampionëve nuk mund t’iu shmanget ekipeve të mëdha.

Real Madridi është i amnistuar vetëm nga PSG-ja, Barcelona dhe Valencia derisa mund të përballet me Liverpoolin, Manchester Cityn, Bayernin, Juventusin dhe në rastin më të mirë me Leipzigun. /IndeksOnline/