Zjarr në Gërmi, zjarrfikësit tentojnë ta lokalizojnë atë
Parku i Gërmisë, pasditen e sotme është përfshirë nga zjarri. Rasti është konfirmuar për Indeksonline nga Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për Prishtinë, Latif Zeka.
“Është një zjarr aty në Gërmi. Është ekipa atje duke shuar zjarrin, tash po shkon edhe një ekip shtesë”, është thënë nga zyrtarët e zjarrfikësve për Indeksonline.
Nuk dihet ende se si është shkaktuar ky zjarr, ndërkohë të gjitha ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po tentojnë të lokalizojnë atë./Indeksonline/