22:31 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Autobusi për Gërmi mbushet “full”, në koncert të Dua Lipës

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, sonte do të përformojë në parkun e “Gërmisë” në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Me rastin e këtij festivali, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se orari i transportit urban, konkretisht linja 4 do të zgjatet deri pas mesnate 02:00, deri të dielën, ku edhe përfundon festivali në fjalë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar disa fotografi në redaksi ku shihet se në këtë linj të transportit urban është shkaktuar tollovi e qytetarëve të cilët janë të interesuar ta ndjekin koncertin e Duas.

Për këtë ngjarje, ata që kanë blerë biletën janë të shumtë. Indeksonline mëson se kontrolli në hyrje të këtij festivali është i rreptë.

Më poshtë shikoni disa foto: