10:56 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Zjarr në një qendër tregtare në Pakistan, raportohet për 9 të vdekur

Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një qendër tregtare në Pakistan. Ekipet e zjarrfikësve kanë shpëtuar 50 njerëz, por ka ende njerëz të bllokuar brenda ndërtesës, sipas informacioneve.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Kryebashkiaku i Karachi Murtaza Wahab Siddiqui konfirmoi lajmin në një postim në platformën e mediave sociale X.