08:50 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / L K

Zjarr në një qendër tregtare në Rusi, raportohet për një viktimë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër të madhe tregtare në veriperëndim të Moskës, duke shkaktuar një viktimë.

“Fatkeqësisht një person ka mbetur i vdekur nga zjarri,” tha kreu i departamentit të Ministrisë së Emergjencave, Sergey Poletykin,

Zjarri përfshiu të gjithë strukturën e qendrës së madhe tregtare Mega Khimki, dhe flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej 18,000 metrash katrorë.

Inteligjenca ruse, flet për dyshimin e “një akti të qëllimshëm”, duke cituar burime të paidentifikuara, por nuk janë përjashtuar edhe shkaqet aksidentale si rezultat i shkeljes së rregullave të sigurisë.

Sipas Tass, “shkaku i zjarrit ishte një shkelje e rregullave për kryerjen e punimeve të saldimit në hipermarketin bashkangjitur OBI, i cili ishte në rindërtim”./abcnews.al/