13:30 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Zjarr në stacionin hekurudhor të Britanisë, 60 zjarrfikës luftojnë me flakët (Video)

Një zjarr ka përfshirë sot në mëngjes një stacion hekurudhor në Notingham të Britanisë së Madhe.

Mësohet se për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 60 zjarrfikës. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë evakuuar zonën, ndërkohë që nuk flitet për viktima, bën me dije një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në East Midland.

I komanduari për ngjarjen, Bryn Coleman, rrëfen se: “Ne morëm një telefonatë rreth orës 06:30 që një zjarr ka rënë përfshirë një bllok tualetesh në stacionin hekurudhor. Zjarri është përhapur edhe në çatitë e objekteve”.

Stacioni është mbyllur përkohësisht dhe nuk po lejohet qarkullimi i trenave. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video që tregojnë flakët dhe shtëllungat e tymit nga vendngjarja.

Temat: