18:59 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zjarre e rrugë të shkatërruara, pasojat e tërmetit që goditi Kaliforninë

Një ditë më parë, Kalifornia Jugore u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi zjarre, shkatërroi rrugë, ndërtesa të vjetra, si edhe linjat e energjisë në Kaliforni, por për fat të mirë nuk pati raportime për të lënduar.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në Kaliforninë Jugore që prej vitit 1999, kur vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 7.1.