20:51 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / L K

Zjarrëfikësat ndihen të “djegur” nga rritja e pagave

Zëvendës udhëheqës i brigadës, Shaban Kermeli për IndeksOnline ka folur mbi koeficientin e ligjit të pagave, ku u shpreh se janë të zhgënjyer.

Kërmeli theksojë se zjarrfikëset janë të dëmtuar dhe aspak të kënaqur.

“Ne si Zjarrfikësit nuk jemi të kënaqur me koeficient, duke u bazuar në atë që koeficienti është i vogël, sepse vlera, nëse pajtohen të gjitha institucionet me këtë vlera atëherë mundem me i ik përgjegjësisë. Nëse flasim për koeficientin, me 5, zjarrfikëset janë të dëmtuar dhe nuk jemi të kënaqur aspak.

“Për dallim nga policët por edhe gardianët edhe ata e kanë koeficientin më të madh se zjarrfikësit, duke u bazuar në punën dhe sakrificën që ne e bëjmë për këtë shoqëri dhe këtë vend se pasku do duhej të reagohej më të njëjtin koeficient sikur policia”

Ai gjithashtu kritikojë qeverinë për koeficientin më të madh për policët e kualifikum prej 5.9. Sipas Kërmelit polic i kualifikum nuk është as gradë.

Intervista e plotë: