09:54 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zjarret në Kaliforni, rreth 500 mijë persona pa energji elektrike

Më shumë se gjysmë milioni njerëz mund të mbesin pa energji elektrike për shkak të zjarreve që e kanë përfshirë dhe po e shkatërrojnë Kaliforninë.

Sipas raportimeve të BBC-së, zjarret që tashmë kanë shkatërruar 10 mijë hektarë tokë janë jashtë kontrollit dhe po lëviz drejt jugut të vendit.

Zjarret favorizohen edhe nga era, e cila kap një shpejtësi deri në 112 km në orë.

Zjarret, besohet të ketë filluar në një zonë malore afër rrugës Kincade dhe rrugës së djegur në mal, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

Në fillim të këtij muaji, zjarret shkatërruan 4.700 hektarë bimësi në veri të Los Angelesit – Kaliforni, duke detyruar shumë persona të largoheshin.

Kalifornia nuk e ka marrë veten ende nga zjarret e vitit të kaluar, ku humbën jetën edhe rreth 100 persona.