11:59 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zjarret në SHBA, 10 viktima, u evakuuan 500 mijë banorë në Oregon

Zjarret e përhapura nga erërat e forta vazhdojnë të përflakin  Kaliforninë  dhe fqinjët e saj veriorë. Numri i të vdekurve ka arritur në dhjetë,  16 të tjerë mbeten të zhdukur.

Më shumë se 500 mijë njerëz në Oregon u detyruan të evakuohen për shkak të zjarreve më masive të regjistruara ndonjëherë në historinë e tij.

Zyrtarët e Oregonit theksuan se zjarrfikësit sot po luftojnë me një rekord prej 900 hektarë zjarresh në të gjithë shtetin, guvernatorja, Kate Broun, nënshkroi një kërkesë për shpallje të katastrofës federale. 37 zjarre të reja u regjistruan dje, nga të cilat shumica u frenuan shpejt, por dy janë rritur në zjarre të mëdha.

Rreth 14 mijë zjarrfikës janë në front kundër 29 zjarreve të mëdha aktive në mbarë Kaliforninë. Rreth 587 mijë hektarë tokë janë djegur në të gjithë shtetin, më shumë se gjysma e rekordit të shënuar në bitin 2015 kur 1 milionë hektarë tokë u dogjën.

Ekspertët fajësojnë ndryshimet klimatike, motin e nxehtë dhe të thatë, si dhe erërat e forta, pasi mbi 12 mijë goditje rrufesh në gusht shkaktuan zjarre në të gjithë Kaliforninë. Kostoja totale e zjarreve vlerësohet të jetë mbi 800 milionë dollarë.