11:39 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zjarrfikësi hero, e shpëton macen nga zjarri dhe e rikthen në jetë

Një zjarrfikës është bërë viral në mediat sociale pasi video e tij duke u përpjekur të ringjallë një mace u publikua në internet.

Ai e shpëtoi kafshën shtëpiake nga një zjarr i tmerrshëm.

Të paktën 35 njerëz të ndërtesës historike dhe 2 kafshë shtëpiake u shpëtuan në fillim të kësaj jave në Tver, Moskë.

Macja u helmua shumë nga tymi dhe kur zjarrfikësit e nxorën nga banesa ishte pa ndjenja.

Një nga zjarrfikësit i erdhën në ndihmë duke larë fytyrën e maces me ujë nga një pellg dhe më pas duke i vendosur aparatin e frymëmarrjes për ti dhënë ajër kafshës.

Për fat të mirë, metoda funksionoi dhe macja u rikthye në jetë.