07:37 / E Martë, 10 Gusht 2021 / OSH

Zjarrfikësi i Deçanit: Ka vatra zjarri të jashtëzakonshme mbi tunelin e Kalimashit, do të ndërhyjmë në mëngjes

Për t’i ndihmuar autoritetet lokale në Kukës në luftimin e zjarreve atje, janë edhe tre zjarrfikës nga komuna e Deçanit.

Zjarrfikësi nga kjo komunë, Arianit Hamza tha se intervenimi i tyre do të fillojë sot në mëngjes.

“Gjendemi tek hyrja e tunelit të Kalimashit, gjendja është alarmante. Ka vatra zjarri të jashtëzakonshme. Ka zjarre masive dhe për shkak se ne nuk e njohim mirë terrenin, e kemi lënë që nesër në ora gjashtë me intervenu”, tha ai mbrëmë për Klan Kosova.

Hamza tha se në Kukës janë nisur pas intervenimit tek pesë zjarre në Komunë e Deçanit.

“Ne sapo kemi ardhur nga zjarri në komunën tonë në Deçan, pesë zjarre i kemi pas atje veç brenda dite”, shtoi Hamza.

Nga Komuna e Deçanit janë tre zjarrfikës, ndërsa nga e gjithë Kosova janë gjithsej 33.