08:37 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Zjarrfikësit e Kosovës, të injoruar dhe të anashkaluar nga institucionet

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, në një letër dërguar Qeverisë së Kosovës, shpreh gjendjen e vështirë në të cilën gjenden zjarrfikësit e Kosovës, të cilët sipas tij funksionojnë në shpërputhje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar, të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale.

Në RTK, Muharrem Beka, kryetar i sindikatës së zjarrfikësve të Kosovës dhe një zjarrfikës, me rastin e Ditës ndërkombëtare të zjarrfikësve, folën për kushtet në të cilat po punojnë.

Beka fillimisht tha se Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve – 4 Maji, ketë shërbim edhe këtë vit e gjen në gjendje te pa lakmueshme dhe mjaft te rënd ne te gjitha aspektet, si organizimi, menaxhimi, kapacitetet teknike, gjithashtu dhe resurset humane njerëzore.

Zjarrfikësit, thotë sindikalisti Beka, nuk kanë status të drejtë juridikë, statusi i zjarrfikësve është i shërbyesve civil, nuk kanë definim të kompetencave menaxhuese, dualizem i krijuar në mes të pushtetit qendror dhe lokal, i krijuar në mes të  AME/ MPB, dhe Komunave. Zjarrfikësit tanë nuk kanë buxhet të planifikuar, janë pa pajisje personale, pa automjete dhe teknikë zjarrfikëse e shumë probleme tjera

Edhe Rrustem Beka, zjarrfikës, thotë se pjesëtarët e këtij shërbimi, që nga lufta, po ballafaqohen ende me probleme të mëdha. “Kemi mungesë pajisjesh e personeli, por edhe përkundër kësaj vullneti i pjesëtarëve të zjarrfikësve nuk mungon”, thotë ai.

Ai shpreson se një ditë prestarët e këtij shërbimi do të jenë të barabartë me zjarrfikësit e mbarë botës. Beka tregon për vullnetin që kanë për punë pjesëtarët e këtij shërbimi, përkundër mungesës së mjeteve për punë që kërkohen.

 

Temat: