18:42 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Zjarrfikësit të pa mësuar me djegien e një makine elektrike, e hudhin në rezervar uji

Zjarrfikësit në Holandë iu përgjigjën një thirrje zjarri të një makine me të cilën nuk ishin njohur më parë.

Një BMW i8 elektrike kishte filluar të qes tym në një autosallon dhe zjarrfikësit e hedhën atë në një rezervar të madh uji. Makina mbeti aty për 24 orë për tu siguruar se nuk do marr flakë.

Ky është mesazhi i zjarrfikësve në Facebook: “Këtë mëngjes një makinë elektrike filloi të qes tym në një sallë ekspozimi. Punonjësit e garazhit dhe zjarrfikësit vepruan shpejt për të nxjerrur makinën jashtë, sepse ajo është një makinë elektrike. Makina tani është zhytur në një rezervar uji sepse shuarja e saj në mënyrë ‘normale’ nuk është e lehtë me këtë lloj modeli. Makina do të mbetet në pellgun e ujit për 24 orët e ardhshme”. /IndeksOnline/