Zjarrfikësve të Kosovës iu paguhen mjetet për orët shtesë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka bërë të ditur se sot Qeveria i ka ekzekutuar 972 mijë euro për orët shtesë të zjarrëfikësve, shkruan IndeksOnline.
Ky amendament për pagesën shtesë për zjarrëfikësit e Kosovës u propozua në Kuvend nga vetë Bajqinovci.
“Jam shumë i gëzuar që sot zjarrfikësve të Kosovës u janë paguar mjetet shtesë për rrezikshmërinë dhe angazhimin e tyre jashtë orarit të punës me vlerë prej 972 mijë eurosh.
Amendamenti i propozuar nga unē dhe i miratuar nga deputët para disa muajve sot më në fund po zbatohet”, tha ai./IndeksOnline/