15:03 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zjarri kaplon burgun ku gjenden Grupi Kumanova

Sipas informacioneve të fundit nga burgu më i madh në Maqedoni, burgu i Idrizovës. Paradite ka pasur një zjarr të madh gjatë të cilit është djegur i gjithë reparti i pranimit.

Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, por vetëm dihet se ka shpërthyer nga çatia. Është intervenuar nga njësitet e zjarrfikësve dhe zjarri është nën kontroll dhe është shuar.

Ndryshe, javë më parë “Indeksonlie” ka raportuar se të burgosurit e Grupt Kumanova janë transferuar në këtë burg.