75 Mall Live Search
08:23 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / Z S

Bie zjarr në Bllacë, riorientohet trafiku

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se trafiku nga Shkupi për në pikën kufitare në Bllacë dhe anasjelltas është duke u riorentuar nëpër zonat për rreth.

Ndërsa për automjetet e rënda ka ndalesë të qarkullimit për shkak të zjarrit të shkaktuar në afërsi të vendkalimit kufitar.

“Për shkak të një zjarri, që ka shpërthyer mbi rrugën magjistrale A4 Shkup – Bllacë, pranë tunelit, i cili është përhapur mbi rrugën magjistrale, trafiku është riorientuar për automjetet e pasagjerëve, ndërsa është i ndërprerë për automjetet e rënda transportuese. MPB ka vendosur regjim të veçantë të qarkullimit të automjeteve nga pika kufitare Bllacë drejt Shkupit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se trafiku për automjetet e pasagjerëve është riorientuar drejt fshatit Bllacë e Epërme, përgjatë rrugës së vjetër drejt fshatit Banjan, Gluvo dhe Shkup.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar  Qendra për Menaxhim të Krizave të Maqedonisë së Veriut dhe ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Shkupit./Indeksonline/