10:53 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Zjarri në Elkos\ Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e të lënduarve

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njoftuar se 8 persona janë duke u trajtuar, pas lëndimeve që morën në djegien e objektit të ELKOS-it, mëngjesin e sotëm.

Më tutje, ata bëjnë të ditur se gjendja e pacientëve është e mirë dhe janë jashtë rrezikut për jetë. /IndeksOnline/