75 Mall Live Search
16:14 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / Z S

Flet drejtori i zjarrfikësve Malë Gashi, jep detaje lidhur me djegjen e një banese në Prishtinë

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e së mërkurës në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Njësitet e zjarrfikësve ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në objektet përreth.

Lidhur me këtë ka folur drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.Ai u shpreh se informata ka ardhur në ora 15:05 minuta.

”Informatën e kemi marrë në ora 15:05 minuta. Zjarrëfiksat kanë intervenuar për një kohë shumë të shkurtë për të ndal zjarrin. Falë intervenimit profesional është parandaluar më e keqja” u shpreh Gashi.

Deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo për shkaktarin e zjarrit./Indeksonline/