09:48 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / k.v

Zjarri përfshin një banesë në Fushë-Kosovë, shtetasi i huaj thotë se ndodhi nga mbushësi i telefonit

Një shtetas i huaj ka informuar policinë se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij.

Rasti ka ndodhur të martën në orët e hershme të mëngjesit në rrugën e ‘Pejës’ në Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./IndeksOnline/