20:46 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Zjarri shkrumbon katedralen e ‘Notre Damit’, Macron anulon fjalimin e tij

Presidenti francez, Emmanuel Macron është detyruar ta shtyjë fjalimin që e kishte planifikuar për sonte për shkak që katedralja e ‘Notre Dame’ në Paris është kapluar nga flakët.

I pari i Francës është shprehur i trishtuar nga ky zjarr.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.

Rreth djegies së katedrales ka reaguar edhe presidenti Trump.

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt” “, ka thënë presidenti amerikan.

Katedralja e famshme konsiderohej shembulli më i mirë i arkitekturës gotike franceze. Ndërtimi i katedrales filloi më 1163 gjatë mbretërimit të Louis VII.Katedralja kishte 10 kambana./Indeksonline/