18:39 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Zjarrvënie e qëllimshme malet e Drenicës, reagon ashpër Bekim Jashari

Në kohë pandemie, persona të pandërgjegjshëm po vazhdojnë të përhapin zjarre.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai ka njoftuar që në malet e fushave të në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës, ka pasur zjarrvënie të qëllimshme, derisa këtë Jashari e ka quajtur të patolerueshme, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qytetarë, kjo nuk mund të tolerohet!

Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.

Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.

Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.

Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!