21:49 / E Martë, 30 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Zogaj takon homologen e Helsinkit, diskuton dy tema të rëndësishme për kryeqytetin

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, është takuar me homologen e tij nga Helsinki i Finlandës, Anni Sinnemäki.

Pas takimit, Zogaj bëri të ditur që bashkë biseduan për menaxhimin e mbeturinave, mobilitetin në qytet e planifikim urban të së ardhmës.

“Ishte kënaqësi takimi me Nënkryetaren e Helsinki, Znj. Anni Sinnemäki. Biseduam kryesisht për menaxhimin e mbeturinave, mobilitetin në qytetet e mëdha dhe për planifikimin urban të së ardhmes” ka shkruar Zogaj në njoftimin e tij.